Ndërlidhjet

Terroristët "vazhdojnë të sajojnë rrugë të çoroditura"


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka shkatërruar së fundmi komplotin e degës së Al Kaidës në Jemen, për të hedhur në erë një aeroplan të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thonë se bomba që është kapur, ka qenë e ngjashme me atë të nigerianit Umar Farik Abdul-mutallab, i cili ka bërë përpjekje të dështuara për të rrëzuar avionin e pasagjerëve mbi Detroit, në dhjetor të 2009-ës.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbesin vigjilente për parandalimin e sulmeve të tilla.

“Është një rikujtim për ne, se përse duhet të mbesim vigjilentë në vend dhe jashtë, në mbrojtjen e kombit tonë, në mbrojtjen e kombeve mike dhe të popujve si India dhe të tjerë”, ka thënë Klinton, e cila ndodhet në ditën e dytë të vizitës në Indi.

“Pajisja nuk duket se përbën kërcënim për shërbimin publik ajror, por vetë komploti tregon se këta terroristë vazhdojnë të bëjnë përpjekje që të sajojnë sa më shumë rrugë të çoroditura dhe të tmerrshme për të vrarë njerëz të pafajshëm”, ka shtuar kryediplomatja amerikane.
XS
SM
MD
LG