Ndërlidhjet

OSBE e shqetësuar me transmetuesin publik në Kroaci


Logoja e HRT-së

Logoja e HRT-së


Përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për lirinë e medias, Dunja Mijatoviq, ka thënë sot se është e shqetësuar se HRT-ja, transmetuesi publik në Kroaci, do të shkarkojë gazetarët, të cilët janë kritikë ndaj situatës mediale në Kroaci.

Në një komunikatë për shtyp, zonja Mijatoviq citohet të ketë thënë se “është edhe më alarmues fakti se transmetuesi publik po shfrytëzon një praktikë drakoniane për të heshtur gazetarët”.

Gazetarja e HRT-së, Elizabeta Gojan, përballet me shkarkim pas një interviste që ka dhënë më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, për radion gjermane Dojçe Velle, mbi lirinë e medias në Kroaci. Intervistën zonja Gojan e ka dhënë në cilësinë e presidentes së bordit menaxhues të Asociacionit të Gazetarëve në Kroaci.

Një gazetare tjetër e HRT-së, Maja Sever, autore e emisionit “Kroacia Direkt”, gjithashtu po përballet me sanksione disiplinuese për pandehjet se ka bërë përzgjedhjen e pabalansuar të mysafirëve në emisionin e saj.

“Zhvillimet në HRT tregojnë se ekziston një problem vërtetë serioz me perceptimet për lirinë e medias dhe lirinë e të shprehurit në Kroaci”, ka thënë Mijatoviq, duke ftuar HRT-në që të rishqyrtojë urgjentisht këtë praktikë shqetësuese që po zbaton.
XS
SM
MD
LG