Ndërlidhjet

logo-print

SHBA do të punoj me qeverinë e ardhshme të Serbisë


Mark Toner

Mark Toner

Shtetet e Bashkuara i urojnë qytetarët e Serbisë për zgjedhjet e suksesshme të mbajtura të dielën dhe do të vazhdojnë të punojnë me Serbinë, pa marrë parasysh përbërjen e qeverisë së ardhshme, ka deklaruar zëdhënësi në Departamentin amerikan të shtetit, Mark Toner.

“Sipas të dhënave të para të OSBE-së, nuk ka pasur incidente serioze dhe procesi ishte i rregullt”, tha zoti Toner, mbrëmë në konferencën e rregullt për shtyp në Uashington.

Mëtutje, ai e ka uruar OSBE-në për “lehtësimin e procesit të votimit në Kosovë, me mbështetjen e qeverisë së Kosovës, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë”.

Zoti Toner nuk ka dashur ta komentoj rritjen e mbështetjes për Partinë Socialiste të Serbisë dhe ka përsëritur se “pavarësisht se cila parti do të jetë në qeveri, ne do të vazhdojmë punën tonë me Serbinë, derisa ajo avancon mëtutje në rrugën e saj të integrimeve në Bashkimin Evropian”.
XS
SM
MD
LG