Ndërlidhjet

Klinton: Pakistani të bëjë më tepër në luftimin e terrorit


Përshëndetje tradicionale e Hillari Klintonit, para se të fluturonte nga Kalkuta në Nju Delhi

Përshëndetje tradicionale e Hillari Klintonit, para se të fluturonte nga Kalkuta në Nju Delhi

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Pakistanit, që të bëjë më tepër në luftën kundër militantëve.

Këto komente ajo i bëri në konferencën e sotme për shtyp në Nju Delhi, në të cilën ishte i parnishëm edhe ministri i jashtëm i Indisë, Malliah Krishna.

Mëtutje, zonja Klinton, e cila sot e përfundon vizitën e saj dyditëshe në Indi, tha se qeveria e Pakistanit duhet të siguroj se territori i saj nuk përdoret për lansimin e sulmeve brenda në Pakistan dhe jashtë tij.

Ajo theksoi se “terroristët” në Pakistan kanë vrarë më se 30 mijë pakistanezë.

Këto komente u bënë vetëm një ditë pasi zyrtarja e lartë amerikane tha se Pakistani duhet të veproj kundër personit Hafiz Said, themelues i grupit Lashkar-e-Taiba, që fajësophet për sulmet në Mumbai në vitin 2008, me ç’rast u vranë 165 njerëz.

Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara e kanë treguar përkushtimin e tyre për ta luftuar terrorin me bazë në Pakistan, duke ofruar 10 milionë dollarë shpërblim për zënien e Hafiz Saidit.
XS
SM
MD
LG