Ndërlidhjet

Turqi: Ushtria ka vrarë pesë kryengritës kurdë


Tanket turke në një kamp të ushtrisë së Turqisë në kufirin Irak - Turqi

Tanket turke në një kamp të ushtrisë së Turqisë në kufirin Irak - Turqi

Mediat shtetërore në Turqi raportojnë se pesë kryengritës kurdë janë vrarë sot në përleshjet me forcat e sigurisë turke në pjesën juglindore të Turqisë, të banuar me popullatë shumicë kurde.

Agjencia e lajmeve Anatolia ka njoftuar se pesë luftëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), dy prej tyre femra, janë vrarë në qytetin Tatvan të provincës Bitlis.

Ky incident ndodhi një ditë pasi nga përleshjet e ngjashme në provincën e afërt Sirt, u vranë dy kryengritës.

Ekspertët thonë se luftimet zakonisht përshkallëzojnë në pranverë kur shkrihet bora në malet përgjatë kufirit ndërmjet Turqisë e Irakut.

Partia Punëtore e Kurdistanit gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara.

Luftëtarët e kësaj partie i kanë marrë armët në dorë në vitin 1984, në pjesën juglindore të Turqisë, duke shkaktuar konflikt, nga i cili kanë humbur jetën afro 45 mkijë njerëz.
XS
SM
MD
LG