Ndërlidhjet

logo-print

PSS: Të gatshëm ta mbështesin Tadiqin, kërkojnë kryeministrinë


Votat për Ivica Daçiqin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Votat për Ivica Daçiqin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Partia Socialiste e Serbisë, që doli e ripërtrirë pas zgjedhjeve të së dielës, thotë se është e gatshme të bëjë përsëri koalicion me Partinë Demokratike properëndimore, por ka sinjalizuar se pret marrjen e udhëheqjes së qeverisë.

Me 14.7% të votave në zgjedhjet parlamentare të 6 majit, Partia Socialiste e Serbisë, që dikur udhëhiqej nga ish lideri i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, që ka vdekur para disa vitesh, e ka dyfishuar numrin e deputetëve në përbërjen e re të parlamentit, duke u plasuar në vendin e tretë, pas Partisë Demokratike dhe asaj opozitare Partia Progresive Serbe.

“Dëshiroj që bashkëpunimi të vazhdoj dhe në këtë aspekt jam i gatshëm ta mbështesë Tadiqin në rundin e dytë”, i tha lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, gazetës Blic.


Por, ai ka theksuar se “nuk është e pranueshme, që ne të ofrojmë mbështetje, e pastaj të flasim për qeverinë pas zgjedhjeve”.

Zoti Daçiq ka theksuar se “nëse kandidati që ne e mbështesim fiton, është absolutisht logjike që ai ta propozoj kandidatin tonë për postin e kryeministrit”.
XS
SM
MD
LG