Ndërlidhjet

Rusi: U arrestuan dy liderë opozitarë, që më vonë u liruan


Protestuesit kundër Putinit, në mesin e tyre gjenden edhe Navalni dhe Ulacov
Protestuesit kundër Putinit, në mesin e tyre gjenden edhe Navalni dhe Ulacov
Policia e Rusisë i ka arrestuar dy liderë të lëvizjes opozitare në Rusi, pasi ata e organizuan një protestë gjatë natës, afër Kremlinit.

Liderët opozitarë, Aleksej Navalni dhe Sergej Udalcov, e kanë kaluar natën nën qiellin e hapur, së bashku me qindra protestues të tjerë anti-Putin, në pjesën qendrore të Moskës, afër një kilometër nga Kremlini.

Të dy ata ishin mbajtur në një stacion të afërt të policisë, e pastaj ishin liruar.

Mbetet e paqartë nëse ata janë akuzuar.

Ky incident ndodhi pasi Vlladimir Putini u inauguarua në postin e presidentit të Rusisë, që është mandati i tij i tretë në këtë post.

Dje policia i ka arrestuar dhjetëra mbështetës të opozitës, që demonstruan kundër Vlladimir Putinit.
XS
SM
MD
LG