Ndërlidhjet

Ukrainë: Timoshenko e refuzon trajtimin në spital


Deputetët e partisë së Timoshenkos e vendosin një fotografi të saj në parlament
Deputetët e partisë së Timoshenkos e vendosin një fotografi të saj në parlament
Zyrtarët e burgut kanë thënë sot se liderja opozitare, Julia Timoshenko, që aktualisht gjendet në burg, ka refuzuar të shkoj nga qelia e burgut në spitalin lokal.

Këto komente u bënë në kohën kur në Harkov, ku gjendet burgu i Timoshenkos, ka arritur specialisti mjekësor gjerman, Luc Harms, për ta mjekuar ish kryeministren 51 vjeçare, e cila është ankuar për disa probleme shëndetësore.

Sipas agjencisë Interfaks, zonja Timoshenko, nuk e ka refuzuar kujdesin spitalor, por ka dëshiruar të flasë me avokatët e saj para se të merrte ndonjë vendim.

Julia Timoshenko, që është në vuajtje të dënimit prej shtatë vjetësh burg, prej 20 prillit kishte bërë grevë urie, për shkak të keqtrajtimit në burg.

Mbështetësit e saj thonë se ajo është e pafajshme dhe këmbëngulin se ajo ishte viktimë e hakmarrjes nga kundërshtarët e saj politikë në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG