Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Duma e konfirmoi Medvedevin në postin e kryeministrit


Vlladimir Putin (majtas) dhe Dmitri Medvedev gjatë inaugurimit të Putinit në postin e presidentit

Vlladimir Putin (majtas) dhe Dmitri Medvedev gjatë inaugurimit të Putinit në postin e presidentit

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, Duma Shtetërore, e ka konfirmuar ish presidentin Dmitri Medvedev, në postin e kryeministrit, një ditë pasi Vlladimir Putini u inaugurua në postin e presidentit.

Ligjëvënësit në Duma votun 299 për Medvedevin, ndërsa 144 ishin kundër.

Partia Rusia e Bashkuara, që është aleate e Kremlinit, e mbanë shumicën e vendeve të deputetëve në Dumën Shtetërore.

Në këtë mënyrë, konfirmimi i sotëm e ka kompletuar ndërrimin e posteve ndërmjet Putinit e Medvedevit.
XS
SM
MD
LG