Ndërlidhjet

Serbi: Qeveria e ardhshme, në duart e Daçiqit

  • RFE /RL

Karikaturë e Ivica Daçiqit dhe Sllobodan Millosheviqit, nga "Corax".

Karikaturë e Ivica Daçiqit dhe Sllobodan Millosheviqit, nga "Corax".

Qysh do që të formohet qeveria e re në Serbi, dhe pavarësisht se nuk do të garojë për zgjedhjet për kryetar të shtetit në rrethin e dytë, socialisti Ivica Daçiq, njihet si fitimtari më i madh në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Serbi.

Me 15.3 për qind të votave si kandidat për kryetarë dhe me 45 mandate, ai ia ka siguruar vetes pozicionin e lojtarit kryesorë për formimin e qeverisë së ardhshme.

Politika e udhëhequr keq nga Partia Demokratike i ka mundësuar Daçiqit që të përfitojw në këto zgjedhje, por lartësimi i tij, për shumëkënd në Serbi, në kuptimin simbolik, krijon ndjenjë të mundimshme se po zhvillohet një formë e restaurimit.

Vet Daçiqi, ka mjaft vetësiguri pas numërimit të votave duke bërë me dije se nuk do të jetë bashkëbisedues i lehtë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri të policisë, i deritashëm, bashkë me përqindjen e votave, duket se i janë rritur edhe aspiratat.

Të jem i sinqertë, ndoshta në Serbi nuk dihet se kush do të jetë kryetari, por mendoj se dihet mirë se kush do të jetë kryeministër”, ka theksuar Daçiq.

Lideri i socialistëve Ivica Daçiq, nuk është i vetmi që ka përshtypjen që koalicioni i tij është fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve, të cilat, për më tepër do të ndikojnë për të ardhmen e Serbisë.

Fundja, ashtu sikurse edhe para katër vjetësh, por që këtë herë ka peshë shumë më të madhe me dyfishin e mandateve të fituara, si dhe me vendin e tretë në garën për president, me 15 për qind, që është përqindjen e lakmuar.

Pavarësisht se a do të bëjë vend Partia Socialiste e Serbisë në qeverinë e ardhshme, kjo parti mund të konsiderohet si fitimtarja më e madhe në zgjedhje, vlerëson Vladimir Paviqeviq nga Fakulteti i shkencave politike.

Përshtypja ime është se Ivica Daçiq, në vitin 2008, mjaft mirë e ka vlerësuar se cila është rruga që gjatë 3 ose 4 viteve partia e tij të përfitoj më së shumti. Por, Ivica Daçiq dhe disa personalitete, të cilat gjenden në rrethin e tij, janë po të njëjtat fytyra që ne kemi parë te Slobodan Milosheviqi”.

Kjo situatë, në të cilën Partia Socialiste e Serbisë tash ka 16 për qind dhe ku Daçiqi në mënyrë të qartë po paralajmëron që partia e tij e ka pozitën e kryeministrit, në fakt, në një mënyrë simbolike, neve mund të na sugjerojë se kemi në veprim një lloj të restaurimit dhe kjo për mua është një mendim i tmerrshëm, të cilin tash e kam si ndjenjë në raport me rezultatet dhe suksesin e madh të Ivica Daçiqit në këto zgjedhje”, vlerësoi Paviçeviq.

Ndryshe, gjatë katër vjetëve sa ishte në pushtet, Daçiq është përpjekur që të bindë opinionin që partia e tij nuk është më partia e kohës së Milosheviqit, ndonëse gjatë fushatës zgjedhore nuk ka hezituar që të përdorë retorikën e tij.

Gjatë vitit të fundit, ai ka qenë gjithnjë e më i rreptë ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë, sidomos lidhur me çështjen e Kosovës.

Kohët e fundit, ai gjithnjë e më tepër ka luajtur me letrën e kombëtares.

Edhe atëherë kur kanë kujtuar se ne do të zhdukemi nga skena politike, ne jemi ngritur si feniksi. E kam ruajtur partinë dhe do ta ruaj edhe shtetin e Serbisë”, ka porositur Daçiqi gjatë fushatës.

Por, çfarë e ndihmoi Daçiqin që të ngrihej si feniks?

Ashtu sikurse para 4 vitesh, kur me marrëveshjen për pajtim dhe formimin e qeverisë me socialistët, Partia Demokratike e bëri atë si partner të pranueshëm, ashtu ajo e ndihmoi edhe tash.

Profesoresha Srbijanka Turajliq, në këtë çështje nuk sheh dilemë të tepruar.

Udhëheqja e qeverisë nga ana e Partisë Demokratike ishte skandaloze. Ju tash mund ta paramendoni veten në pozicionin e qytetarit tërësisht të varfëruar dhe të zhveshur nga të drejtat, i cili e kupton se deri në këtë pozicion e ka sjellë Partia Demokratike”.

Pastaj, e shikoni listën zgjedhore dhe thoni: ‘mirë, kujt mund t’i besoj më së shumti se është në gjendje që bëjw diçka që kjo gjendje të ndryshohet? Më pas, mund të zgjidhni Toma Nikoliqin ose Ivica Daçiqit, dhe shumicës së qytetarëve duket se Ivica Daçiqi u është dukur si zgjidhje më e mirë”, tha Turajliq.

Megjithatë, ajo thekson se si qytetare ajo ka problem me Daçiqin.

Për shkak të viteve të 90-ta, për shkak të aferës së valixhes si dhe disa sjelljeve të cilat mua nuk më ngjallin besim, por në fund, kur shikoni prapa dhe thoni se ‘vërtetë është e tmerrshme ajo çfarë na ka bërë Daçiqi gjatë viteve 90’, e pastaj lajmërohen qytetarët dhe thonë ‘po, por është e tmerrshme edhe ajo që na kanë bërë demokratët pas vitit 2000'”, përfundoi Turajliq.

Përderisa oponentët e Daçiqit kishin ngecur duke u marrë me serra dhe stalla, duke u harxhuar me premtime joreale për mijëra vende të reja të punës, dhjetëra investitorë të huaj, dhe për jetë më të mirë, ai, siç thuhet, ka investuar më së paku para në fushatën zgjedhore, gjë që e ka kënaqur më shumë pjesën e varfëruar të Serbisë, se sa premtimet e trilluara.

Ai, saktësisht e ka ditur se çfarë dëshirojnë ata.

“Kur ne kemi rënë nga pushteti më 5 tetor të vitit 2000, kjo ka ndodhur me daulle. Tash po kthehemi me të njëjtat daulle, pasi që daullexhinjtë e kanë kuptuar se kanë bërë zhurmë kot me daulle”, pati porositur Daçiq.

Ndryshe, përderisa Daçiq, na e rikujtoi ish shefin e tij Sllobodan Millosheviqin, Sërbijanka Turajliq flet se si është ndier kur e ka dëgjuar Daçiqin me fjalët që përdorte Millosheviqi, ose parafrazimin e fjalisë së njohur që dikur e kishte thënën në Fushë Kosovë “askush nuk guxon t’ju rrahë” në “askush nuk guxon t’ju gënjejë”.

Jam ndje njëjtë ashtu siç jam ndier kur demokratët e krijuan qeverinë me Ivica Daçiqin. Mjaft keq, por ato fjali janë finalja e asaj çfarë është bërë në vitin 2008. Atëherë, Partia Demokratike vendosi që ta ringjallë Ivica Daçiqin dhe duket se ai është njeri mjaft inteligjent dhe ka ditur ta shfrytëzojë këtë”, tha Turajliq.

Nëse mund të gjykohet, në bazë të faktit që në koncertin e një këngëtareje të folkut, në fund të fushatës zgjedhore, ku mysafir kryesor ishin socialistët, ndërkaq që Daçiqi edhe kishte kënduar, në mesin e tyre ishte ulur edhe lideri i demokratëve Boris Tadiq, ndonëse jo i kënaqur, atëherë, ndoshta ata të dy përsëri do të jenë lojtarët kryesorë në Serbi.(b.b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG