Ndërlidhjet

logo-print

Misteri në financimin e subjekteve politike

  • RFE /RL

KDI dhe Transparency International Kosova

KDI dhe Transparency International Kosova

Në Kosovë, prej pasluftës e deri tash, subjektet politike asnjëherë nuk kanë treguar vullnet politik për t’i bërë publike raportet e tyre financiare, përfshirë të ardhurat, kontributet, burimet e financimit, pasuritë, detyrimet, kapitalin dhe shpenzimet, në mënyrë të drejtë.

Kështu u tha të martën në një takim në Prishtinë, që është organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Transparency International Kosova.

Kujtim Bytyçi, nga programi “Transparenca dhe Antikorrupsioni”, ka theksuar se “as me hyrjen në fuqi të Ligjit për financimin e partive politike në vitin 2010, nuk ka ndonjë lëvizje përpara”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive politike të Kosovës, ka njoftuar Instituti Demokratik i Kosovës.(f.b.)
XS
SM
MD
LG