Ndërlidhjet

Berisha e falënderoi Italinë për mbështetje


Sali Berisha

Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka falënderuar popullin italian dhe qeverinë e këtij vendi për mbështetjen e madhe, që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj për në demokraci dhe integrimet evroatlantike.

Këto komente, zoti Berisha i bëri gjatë takimit me kryesuesin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Gjanfranko Fini.

Mëtutje, kryeministri i Shqipërisë, që gjendet për vizitë në Itali, e ka njoftuar zotin Fini për zhvillimet politike dhe ekonomike, të cilat Berisha i ka cilësuar si pozitive.

Sipas tij, jeta politike dhe ajo parlamentare i janë kthyer normalitetit të plotë dhe se tashmë opozita i është kthyer rolit të saj institucional.

Zoti Fini i vlerësoi pozitivisht këto zhvillime, në aspektin e procesit të dhënies së statusit kandidat Shqipërisë për pranim në Bashkimin Evropian.

Zoti Berisha e ka ftuar Gjanfranko Finin që ta vizitoj Shqipërinë në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë. Këtë ftesë zyrtari italian e ka mirëpritur.
XS
SM
MD
LG