Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Gjykata Supreme e vërtetoi fajësinë e Zharkut


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Një trup gjykues, i kryesuar nga një gjyqtar i Euleks-it në Gjykatën Supreme të Kosovës, sot në përgjithësi e ka vërtetuar aktgjykimin për fajësinë e kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Më 21 prill të vitit të kaluar, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e pat shpallur fajtor Xhabir Zharkun për kryerjen e verpës penale të zhvatjes dhe mbajtjes së paligjshme të armës, duke ia shqiptuar dënimin me tri vjet burgim dhe gjobitjen në shumë prej 1500 eurosh, ka njoftuar Euleksi.

Ankesa e avokatëve të tij u pranua pjesërisht, duke lejuar që koha e kaluar në paraburgim të llogaritet si pjesë e kohës së dënimit me burg.
XS
SM
MD
LG