Ndërlidhjet

logo-print

Inspektori atomik jugkorean është vrarë në Iran


INspektori jugkorean Seo Ok-Seok

INspektori jugkorean Seo Ok-Seok

Një inspektor atomik nga Koreja Jugore, që punonte me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), është vrarë sot në një aksident automobilistik në Iran.

ANEB-i nëpërmjet një kumtese tha se ishte në kontakt me familjen e inspektorit të ndjerë dhe me autoritetet e Iranit.

ANEB-i nuk e ka publikuar emrin e inspektorit të vdekur në aksident, por agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, e ka identifikuar atë si Seo Ok-Seok nga Koreja Jugore.

Raportohet se kolegu i tij nga Sllovakia ishte lënduar në aksident, që ndodhi afër terrenit ku gjendet një reaktor në pjesën qendrore të Iranit.

Në deklaratën e Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit thuhet se dy ekspertë të ANEB-it, ishin në mision “në afërsi të Kompleksit Khandab në provincën Markazi, kur ndodhi aksidenti”.

Mëtutje thuhet se vetura me dy inspektorë kishte “rrëshqitur dhe ishte përmbysur” të martën, më 7 maj.

Me gjasë për këtë incident do të zhvillohen hetime intensive.

Inspektorët e ANEB-it janë duke i monitoruar kapacitetet atomike të Iranit.
XS
SM
MD
LG