Ndërlidhjet

Haradinaj lirohet përkohësisht nga Tribunali i Hagës


Ramush Haradinaj, foto nga arkivi
Ramush Haradinaj, foto nga arkivi
Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi, ka vendosur që ta lirojë përkohësisht ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, kanë konfirmuar zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i së cilës është zoti Haradinaj.

Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor. Në këtë proces janë përfshirë edhe dy bashkëluftëtarët e zotit Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.
XS
SM
MD
LG