Ndërlidhjet

Sot shënohet Dita e Evropës


Pamje nga Parku Kombëtar i Gërmisë në Prishtinë

Pamje nga Parku Kombëtar i Gërmisë në Prishtinë

Dita e Evropës sot shënohet në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Kosovë, me aktivitete dhe manifestime, që kanë për qëllim që koncpeti i Evropës tu afrohet qytetarëve dhe që popujve tu mundësoj që të njihen më mirë.

Në Kosovë sot është ditë pushimi dhe nuk punohet.

Në deklaratën e tij me rastin e kësaj dite, komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka theksuar se “Bashkimi Evropian duke u zhvilluar, u ka mundësuar njerëzve të vet që të kënaqen në një periudhë të paprovuar të paqes dhe të mirëqenies dhe BE nuk është trup statitk, por ai rritet dhe zgjerohet” me anëtarë të rinjë.

Mëtutje, zoti Fyle në deklaratën e tij thotë se “përkundër të gjitha vështirësive, Evropa është edhe mëtutje burim i inspirimeve me vlerat e saj dhe me standardin jetësor”.
XS
SM
MD
LG