Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata merr vendim për rastin e vrasjes së vëllëzërve Bytyçi


Pamje nga Gjykata e Lartë në Beograd

Pamje nga Gjykata e Lartë në Beograd

Dhoma për krime të luftës e Gjykatës së Lartë në Beograd, sot e shqipton aktgjykimim për të akuzuarit Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, në procesin e përsëritur për ndihmë në vrasjen e vëllëzërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, në Petrovo Sello në vitin 1999.

Zëvendësprokurori për krime të luftës, Dragolub Stankoviq, në fillim të muajit prill, në fjalën përfundimtare, tha se për veprën penale, për të cilën akuzohen dy pjesëtarët e ministrisë së brendshme të Serbisë, parashihet dënimi prej së paku pesë vite burg dhe se, duke pasur parasysh rrethanat e krimit, është i përjashtuar dënimi më i butë.

Procesi gjyqësor për ndihmë në vrasjen e vëllëzërve Bytyçi, ka filluar në vitin 2006 dhe janë dëgjuar 105 dëshmitarë.

Gjykata e Apelit në Beograd e kishte anuluar vendimin e shkallës së parë të këshillit të dikurshëm për krime të luftës të Gjyqit të Qarkut në Beograd, sipas së cilës të akuzuarit Popoviq dhe Stojanoviq ishin liruar nga akuzat dhe ka urdhëruar proces të ri, raportojnë mediat beogradase.

Sipas aktakuzës, i akzuari i parë Sreten Popoviq i njohur me emrin “Pop”, më 8 korrik të vitit 1999, e ka urdhëruar të akuzuarin e dytë, Millosh Stojanoviq, që t’i burgos vëllëzërit Bytyçi, pas lirimit nga burgu në Prokuple, ku të tre vëllëzërit e kishin vuajtur dënimin për shkak të hyrjes ilegale në Serbi nga Shqipëria.

Siç thuhet në aktakuzë, Stojanoviq, sipas urdhërit të Popoviqit, vëllëzërit Bytyçi i ka dërguar në një qendër të ministrisë së brendshme të Serbisë në Petrovo Sello, ku i ka mbyllur, ndërsa të nesërmen, më 9 korrik 1999, në orët e vona të mbrëmjes, i ka dorëzuar te pjesëtarët e MUP-it të Serbisë, të cilët i kanë vrarë.

Vëllëzërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, janë vrarë me plumb në pjesën e prapme të kokës, ndërsa trupat e tyre të pajetë janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive në Petrovo Sello.

Vëllëzërit Bytyçi ishin shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova.
XS
SM
MD
LG