Ndërlidhjet

Raporti: Agjenti saudit e ndihmoi zbulimin e komplotit


Pamje nga Nju Jorku
Pamje nga Nju Jorku
E përditshmja Nju Jork Tajms raporton se një agjent i dyfisht i Arabisë Saudite i infiltruar në rrjetin al-Kaida në Jemen, ka ndihmuar në zbulimin e komplotit për eksplodim në një aeroplan amerikan, muajin e kaluar.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të jashtëm, thonë se agjenti saudit, në mënyrë vullnetare ishte paraqitur si sulmues vetëvrasës me bombë, por më vonë i kishte dhënë bombën dhe informacionet e tjera për al-Kaidën në Jemen, te inteligjenca amerikane dhe suadite.

Zyrtarët amerikanë thonë se informacionet i kanë mundësuar agjencisë CIA, që të sulmoj me një aeroplan pa ekuipazh, nga i cili u vra Fahd Muhamad Ahmed al-Quso, drejtor i operacioneve të jashtme për al-Kaidën në Gadishulin Arabik, dhe i dyshuar për sulmin me bomba në anijen amerikane USS Cole në Jemen në vitin 2000.

Një lider fisnor në Jemen ka thënë se Quso ishte vrarë kur dy raketa e kishin goditur shtëpinë e tij të shtunën në Rafadh të provincës Shabva.
XS
SM
MD
LG