Ndërlidhjet

Për titullin e kampionit në shah garojnë Anand dhe Gelfand


Kampioni botëror në shah Vishvanatan Anand

Kampioni botëror në shah Vishvanatan Anand

Kampioni botëror në shah, Vishvanatan Anand nga India, e mbronë titullin në takimin me Boris Gelfandin e Izraelit, që fillon këtë të premte në Moskë.

Pos titullit të kampionit fituesi e merr edhe çmimin prej 1.5 milionë dollarësh.

Ky është takimi i parë i inevlit të tillë në Moskë prej periudhës 1984-1985, kur për titull të kampionit ishin ndeshur kryemjeshtrit Anatolij Karpov dhe Gari Kasparov.

Ky meç mbahet mend për përfundimin kundërthënës, pasi ishte ndërprerë nga Federata Ndërkombëtare e Shahut, meqë zgjati jashtëzakonisht shumë, ndërsa rezultati ishte i barabartë.

Më vonë, Gari Kasparov u bë kampion botëror, ndërsa në vitin 2005 ai u tërhoq nga shahu aktiv dhe kaloi në politikë, duke u bërë njëri nga liderët opozitarë në Rusi dhe njëri nga kritikët më të mëdhenjë të presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin.

Tash, takimi Anand – Gelfand do të zgjasë 12 lojë.

Megjithatë, në rangimin botëror të FIDE-s, sipas rejtingut, kryeson norvegjezi 21 vjeçar, Magnus Carlsen, ish nxënës i Kasparovit, që i ka inspiruar shumë gjenerata të shahistëve të rinjë.
XS
SM
MD
LG