Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 9 majin në vite...


Riçard Nikson

Riçard Nikson


1974 - Filloi seanca formale e gjykimit mbi fajësinë e presidentit amerikan Riçard Nikson.

1502 - Kristofer Kolombo lë Spanjën për udhëtimin e tij të fundit për në Botën e Re.

1813 - Trupat amerikane nën udhëheqjen e Uilliam Henri Harrison marrin Fort Meigs nga trupat britanike dhe kanadeze.

1859 - Të kërcënuar nga avancimi i ushtrisë franceze, ushtria austriake u tërhoq nga Lumi Sesia në Itali.

1915 - Forcat gjermane dhe franceze luftuan në betejën e Artoisit.

1926 - Eksploruesit Riçard Bird dhe Fllojd Benet, bënë fluturimin e parë mbi Polin e Veriut.

1936 - Italia fashiste pushton qytetin Adis Abeba, Etiopi.

1946 - Mbreti Viktor Emanueli II i Italisë, heq dorë nga froni i tij dhe zëvendësohet nga i biri Umberto.

2004 - Presidenti çeçen Ahmed Kadirov dhe 23 njerëz tjerë u vranë në një shpërthim bombe në Grozni.

2010 - Këngëtarja Lena Horne vdiq në moshën 92 vjeçare. (g.k.)
XS
SM
MD
LG