Ndërlidhjet

SHBA: Riçard Llugar e humbi vendin në Senat


Senatori Riçard Llugar

Senatori Riçard Llugar

Senatori republikan, Riçard Llugar, ka humbur në votimet paraprake të Partisë Republikane në shtetin Indiana kundër rivalit nga lëvizja Tea Party, Riçard Murdok, duke e përfunduar kështu punën e tij pothuajse prej katër dekadash në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Llugar është republikan me ndikim në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Senat.

Gjatë karrierës së tij politike ai është angazhuar për moszgjerimin bërthamor.

Në vitin 1991, ai dhe senatori demokrat, Sam Nun, ishin përgjegjës për miratimin e marrëveshjes me të cilën u siguruan fonde për sigurimin e shkatërrimit të armatimit për shkatërrim në masë në shtetet që dolën nga ish Bashkimi Sovjetik.

Projekti i tyre i njohur si Programi për Bashkëpunim në Reduktimin e Kërcënimit rezultoi me deatomizimin e Kazakistanit, Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Deri tash, sipas programit Nun – Llugar janë deaktivizuar më se 7500 kokë atomike, që dikur ishin të drejtuara kundër Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG