Ndërlidhjet

SHBA: I akuzuari nga Florida tha se nuk ndjehet fajtor


Prindërit e të vrarit Trejvon Martin

Prindërit e të vrarit Trejvon Martin

Personi Xhorxh Cimerman nga Florida, i akuzuar se e ka vrarë një të ri zezak të pa armatosur, derisa ai ecte në fqinjësi të tij, tha se nuk “ndjehet fajtor”.

I akzuari Cimerman këtë deklaratë e ka bërë mbrëmë nëpërmjet avokatit të tij, pasi raportohet se ai fshihet në pritje të procesit gjyqësor, që ka shkaktuar protesta.

Cimerman, që është i akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit Trejvon Martin, pretendon në vetëmbojtje.

Dëgjimi i tij i ardhshëm është paraparë për 8 gusht.

Policia lokale dhe prokrorët në Floridë, fillimisht kishin refuzuar ta akuzojnë Cimermanin, duke u mbështetur në ligjin shtetëror “qëndro në terrenin tënd”, i cili lejon që personi ta përdorë forcën në vetëmbrojtje, kur ekziston besim i arsyeshëm për kërcënim.

Aktakuza u kompletua në muajin prill, nga prokurori special shtetëror, pasi një fushatë në Internet shkaktoi edhe vëmendje ndërkombëtare për këtë rast.
XS
SM
MD
LG