Ndërlidhjet

Rreth 8 për qind e popullatës me astmë!


Një nënë e re përkujdeset për fëmijën e saj që vuan nga astma, Francë

Një nënë e re përkujdeset për fëmijën e saj që vuan nga astma, Francë

Edhe pse konsiderohet se rreth 8 për qind e popullatës vuajnë nga astma, përkrahja institucionale për ta mungon.

Kjo për shkak të rrethanave komplekse dhe mungesës së skajshme të kapaciteteve financiare, kanë thënë zyrtarë qeveritarë.

Por, mbështetja politike, nuk do të mungojë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, ministri i shëndetësisë, Ferid Agani.

Çështja e përgjigjes institucionale ndaj sëmundjeve të veçanta, është një çështje mjaft komplekse në rrethana të mungesës së skajshme të kapaciteteve financiare dhe njerëzore. Nuk do të mungojë mbështetja politike, dhe brenda mundësive tona do të bëjmë çka mundemi”, shprehet ministri Agani.

E Bajram Abdullahu, alergolog, njëherësh kryetar i shoqatës së alergologëve të Kosovës, thotë se faktorët që shkaktojnë astmën janë faktorët gjenetikë dhe faktorët e jashtëm.

Faktorët e jashtëm e kanë një rol të rëndësishëm, por që ne japim medikamente që duhet, dhe janë të ndara në astma të pakontrolluara, pjesërisht të kontrolluara dhe të kontrolluara. Me gjithë ato të arritura që janë bërë në botë për të kontrolluar astmën, diagnostikim, mjekim, përkujdesje, atëherë kontrollohet kjo sëmundje”, thotë Abdullahu.

Termocentralet në Kosovë konsiderohen ndër ndotësit kryesorë të mjedisit në Kosovë.

Ndotja e ambientit nga termocentralet vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës.

Zyrtarë nga Ministria e Ambientit thonë se KEK-u ndot shumë ambientin dhe i tejkalon 14 herë normat e lejuara evropiane.

Në bazë të raporteve që na vinë rregullisht nga KEK-u, si dhe 52 subjekte tjera ekonomike, që i raportojnë agjencisë së mjedisit, ndotjet vazhdojnë të ndodhin, ku në tremujorin e parë të këtij viti është ngritur ndotja dhe tejkalon normat 14 herë.
Sa i përket sulfurit, enoiksit dhe elementeve tjera ndotëse, ato janë në ngritje, ku sulfuri tejkalon 1 herë e gjysmë normën
”.

Këto janë të dhënat nga KEK-u . Gjithashtu ndotje të mëdha, sidomos me pluhur, vijnë nga gjithë rrjeti i stacioneve për cilësinë e ajrit, i vendosur në 9 qendra të Kosovës, dhe kemi tejkalime pluhurit, gjë që nuk është shqetësuese, por që ndikon në frymëmarrje, lëkurë, sy dhe sëmundje tjera respiratore”, thotë Ilir Morina, zyrtar në këtë Ministrinë e Ambientit.

Ndërkaq, Bajram Abdullahu, thotë se Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nuk e ka një vend ku do të duhej t’i trajtonte pacientët që vuajnë nga astma.

Në Kosovë janë gjithsej 13 alergologë, që sipas doktor Abdullahut, është staf i mjaftueshëm, meqenëse me këtë fenomen merren edhe pulmologërt, mjekët e qendrave të mjekësisë familjare e të tjerë, në mungesë të vendit adekuat.

Kosova ka 13 alergologë, dhe ka ende të tjerë që janë në specilaizim. Nuk merren vetëm alergologët me astmë, merren edhe pediatrat, pulmologët, mjekët e qendrave familjare e kështu me radhë”, bën të ditur ai.

Ministri Agani ka deklaruar se do të punojë në këtë drejtim , në mënyrë që të sigurohet një trajtim më cilësor për pacientët me astmë.

Unë si ministër do të kontaktoj me shoqatën dhe do të pyes për nevojat e tyre, në mënyrë që të sigurohet një trajtim më cilësor se që është duke u ofruar. Nuk do të mungojë mbështetja politike, dhe brenda mundësive tona do të bëjmë çka mundemi”.

Sidoqoftë, mendohet se janë 300 milion njerëz në tërë botën, që vuajnë nga astma, dhe sipas profesionistëve shëndetësorë, çdo e 100-ta vdekje në ditë është nga astma.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG