Ndërlidhjet

FOL kërkon ndryshimin e nenit 410


Logoja e Lëvizjes FOL
Logoja e Lëvizjes FOL
Lëvizja FOL k akëkruar nga ligjvënësve kosovarë që përveç nenit 37 dhe 38, ta rishikojnë edhe nenin 410, i cili sipas përkufizimit aktual, sitc thotë Fol, lë mundësi të ndryshme interpretimi dhe si i tillë bie ndesh me normat demokratike.

Neni 410 që përkufizon “Thirrjen për Rezistencë, sipas Lëvizjes, krijon mundësinë që pushtetet e ndryshme në Kosovë t’a keqinterpretojnë këtë nen, ndërkohë që pasojat t`i bartin qytetarët e Kosovës.

“Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre vjet. Ndërsa, paragrafi tjetër vazhdon: 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, masës apo veprimit zyrtar të ligjshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet”, thuhet në nenin në fjalë.

Lëvizja FOL, e shesh si të domosdoshme rishikimin e formulimit të këtij neni nga ana e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, si dhe nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo mundësie e shkeljes së të drejtave të njeriut, të lirisë së tubimit, të protestimit si dhe të demonstrimit të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG