Ndërlidhjet

Sarkozi drejton takimin e fundit të kabinetit


Presidenti në largim i Francës, Nikolas Sarkozi
Presidenti në largim i Francës, Nikolas Sarkozi
Presidenti në largim i Francës, Nikolas Sarkozi ka drejtuar mbledhjen e fundit të kabinetit të tij presidencial në pallatin Elize.

Sarkozi ka mbledhur 32 anëtarët e qeverisë së kryeministrit Fransua Fijon për një rishikim të punës së qeverisë në pesë vjetët e kaluara.

Duke dalë nga takimi, disa ministra thanë se Sarkozi i ka uruar “fat” presidentit të zgjedhur Fransua Holland.

Sarkozi është bërë president me një mandat, pasi që pësoi disfatë në balotazhin e 6 majit nga Holland.

Presidenti i ri, pritet të fillojë zyrtarisht detyrën më 15 maj.

Detyra e tj e parë është që të emërojë kryeministrin, me të cilin do të zgjedhë kabinetin.

Raportet flasin se shanset më të mëdha për postin e kryeministrit i ka këshilltari special i Hollandit Zhan Mark Ajrot, që ka udhëhequr Partinë Socialiste në parlament për vite me radhë.
XS
SM
MD
LG