Ndërlidhjet

Lukashenko "s'lejon shantazh" ndaj Bjellorusisë


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko
Presidenti Aleksandër Lukashenko është zotuar se regjimi i tij autoritar nuk do të lejojë asnjë vend që ta “shantazhojë apo kërcënojë Bjellorusinë”.

Duke folur të mërkurën në ceremoninë e përvjetorit të fitores në Luftës së Dytë Botërore, Lukashenko tha se Bjellorusia, që gjendet në qendër të Evropës, ështe e gatshme për dialog me shtetet në Perëndim dhe Lindje.

Por, ai tha se “disa po e konsiderojnë gatishmërinë tonë, si shenjë dobësimi”.

Ai tha se disa shtete, të cilave nuk ua përmndi emrin, shfrytëzojnë operacionet informative, si rrjetet sociale dhe sanksionet ekonomike në përpjekje për të lëkundur mendjet e bjellorusëve dhe për të bërë presion mbi vendin.
XS
SM
MD
LG