Ndërlidhjet

logo-print

Obama i zhgënjyer me votimin në Karolinë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Përfaqësues të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Barak Obama, kanë thënë se presidenti amerikan është i zhgënjyer me votimin në Karolinën Veriore, me të cilin është miratuar të martën një amandament kushtetues që ndalon martesën midis njerëzve të gjinisë së njejtë.

“Presidenti tash e një kohë të gjatë kundërshton përpjekjet ndarëse dhe diskriminuese që mohon të drejtat dhe përfitimet për çiftet e gjinisë së njejtë”, ka thënë zëdhënësi i fushatës së presidentit amerikan, Kameron Frenç.

Karolina e Veriut ka mbajtur një referendum të martën për një amandamentim të Kushtetutës, duke i dhënë ndalesës së martesave të gjinisë së njejtë 61 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG