Ndërlidhjet

Fyle: Zgjerimi, pjesë e zgjidhjes së krizës


Komisioneri i zgjerimit i BE-së, Shtefan Fyle
Komisioneri i zgjerimit i BE-së, Shtefan Fyle
Në një video mesazh të lëshuar me rastin e Ditës së Evropës, komisioneri i zgjerimit Shtefan Fyle tha se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë sepse zgjerimi, sipas tij, është pjesë e zgjidhjes së krizës së tanishme në Evropë.

“Ne jemi të vendosur për të ruajtur përparimin në procesin e zgjerimit, pavarësisht nga sfidat, me të cilat përballet Evropa”, ka cituar Fylen agjencia kroate e lajmeve HINA.

Ai ka thënë se sfidat kanë të bëjnë më shumë me globalizimin sesa me zgjerimin.

“Zgjerimi nuk është shkaku, ai është pjesë e zgjidhjes”, ka thënë Fyle.

Fyke ka thënë se Kroacia së shpejti do t’i bashkohet BE-së, Serbisë i është dhënë statusi i kandidatit dhe negociatat me Malin e Zi duhet të fillojnë muajin e ardhshëm.

“Vendet e tjera gjithashtu po shkojnë kah zgjerimi drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar Fyle.

Përkundër vështirësive të fundit, sipas Fyles, Evropa vazhdon të jetë “një burim i frymëzimit, me vlerat e saj, me standardet e saj të jetesës dhe në rastin e zgjerimit, me fuqinë e saj transformuese”.
XS
SM
MD
LG