Ndërlidhjet

Timoshenko i jep fund grevës së urisë


Një autoambulancë transporton nga burgu në spital Julia Tymoshenkon, Kharkiv, 9 maj 2012
Një autoambulancë transporton nga burgu në spital Julia Tymoshenkon, Kharkiv, 9 maj 2012
Ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko i ka dhënë fund grevës së urisë, të nisur më 20 prill, në shenjë proteste ndaj trajtimit të saj në burg, raportojnë agjencitë e lajmeve, duke cituar mjekun e saj personal.

Liderja e opozitës ukrainase do të fillojë të pijë lëngje dhe më vonë do të marrë ushqim të lehtë, ka cituar mjekun e saj, agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Më herët është raportuar se autoritetet e brugut kanë dërguar në sptial Timoshenkon, pas shqetësimve për gjendjen e saj shëndetësore.

Në një deklaratë zyrtare thuhej se Timoshenko është shoqëruar nga ekipi mjekësor, ku përfshihej edhe mjeku gjerman Lutz Harms.

Timoshenko, po vuan dënimin shtatë-vjeçar nën akuzat për shpërdorim detyre.

Të martën, Ukraina ka shtyrë një samit të liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që është dashur të mbahet këtë javë në Jalta, pasi që presidentët e tetë shteteve kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre, në shenjë proteste ndaj trajtimit të Timoshenkos.
XS
SM
MD
LG