Ndërlidhjet

Çekia në eurozonë, pas 8-10 vjetësh


Pamje nga Praga
Pamje nga Praga
Kryeministri i Republikës Çeke, Petër Neças, tha se vendi i tij me siguri nuk do të hyjë në eurozonë gjatë tetë apo dhjetë vjetëve të ardhshme.

Vetëm atëherë, sipas tij do të vijë në agjendën e debatit ajo se cka do të thotë për Çekinë mekanizmi i ri evropian për stabilizimin e euros.

Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të Republikës Çeke, deri tani janë shmangur
nga përmendja e afatit kohor specifik për hyrjen në eurozonë, edhe pse Republika Çeke është integruar në BE që në vitin 2004.

Tani afati kohor është përmendur në parlament gjatë debatit mbi mekanizmin evropian për stabilizimin e euros, që sipas kryeministrit, nuk e obligon me asgjë Çekinë, meqë ky shtet nuk është në eurozonë.
XS
SM
MD
LG