Ndërlidhjet

Turqia nuk e ekstradon Hashemin


 Zëvendëspresidenti i Irakut, Tarek al-Hashemi
Zëvendëspresidenti i Irakut, Tarek al-Hashemi
Turqia nuk do të ekstradojë zëvendëspresidentin e Irakut Tarek al-Hashemi, i cili po gjykohet në mungesë në Bagdad, nën akuzat se ka drejtuar skuadrat e vdekjes, është cituar të ketë thënë një zyrtar turk.

"Ne nuk do të ekstradojmë dikë të cilin e kemi mbështetur që nga
fillimi ", e citon agjencia e lajmeve Anatolia, zëvendëskryeministrin turk Bekir Bozdag.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi Interpoli lëshoi fletarrestim ndërkombëtar për Hashemin, njërin nga zyrtarët e lartë të sunitëve të Irakut, nën dyshimin se ka "drejtuar dhe financuar sulmet terroriste".

"(Hashemi) është aktualisht në Turqi për arsye shëndetësore," ka thënë Bozdag.

Hashemi, i cili po qëndron në Stamboll që prej 9 prillit, këmbënguli në një deklaratë të postuar në faqen e tij të internetit, se ai nuk është mbi ligjin dhe se ishte i gatshëm të paraqitet në gjykatë, nëse garantohet siguria e tij si dhe një gjykim i drejtë.

Javën e kaluar, gjyqi mbi Hashemi u shty për 10 maj, pasi që avokatët e tij kërkuan që rasti të dëgjohej nga një gjykatë e veçantë.

Hashemi dhe truprojat e tij përballen me rreth 150 akuza, duke përfshirë vrasjen e gjashtë gjykatësve dhe zyrtarëve tjerë të lartë.

Ai ka sfiduar legjitimitetin e procesit gjyqësor dhe ka thënë se në Bagdada rrezikohej jeta e tij.
XS
SM
MD
LG