Ndërlidhjet

Merkel "fajtore për suksesin e radikalëve grekë"


Lideri i social-demokratëve të Gjermanisë, Sigmar Gabriel
Lideri i social-demokratëve të Gjermanisë, Sigmar Gabriel
Kreu i partisë kryesore opozitare në Gjermani tha se qëndrimi radikal mbi kursimet i kancelares Angela Merkel i ka shtyrë votuesit grekë drejt partive radikale.

Lideri i social-demokratëve Sigmar Gabriel tha në një intervistë që botohet të enjten nga e përjavshmja Die Zeit se “diktati i paimagjinueshëm i kursimeve” i Merkelit e ka shtyrë Greqinë në prag të kolapsit.

Gabriel tha se si pasojë, “radikalët e krahut të djathtë dhe armiqtë e Evropës kanë hyrë në parlament”.

Greqia po përballet me krizë politike, pas zgjedhjeve të së dielës, në të cilat partitë që mbështesin masat e kursimit pësuan humbje të thella.

Krahu radikal i të majtëve Siriza – që është renditur në pozitën e dytë pas zgjedhjeve dhe që duhet të formojë qeverinë deri të premten- tha se zgjedhjet “kanë shfuqizuar” marrëveshjen për kredi të Greqisë.

Në zgjedhje shënoi fitore të madhe edhe ekstremi i djathtë.
XS
SM
MD
LG