Ndërlidhjet

Izraeli me qeveri të unitetit kombëtar


Pamje nga Tel Avivi
Pamje nga Tel Avivi
Parlamenti izraelit ka miratuar një marrëveshje mes kryeministrit Benjamin Natanjahut dhe partisë opozitare Kadima për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar.

Kjo e vë Natanjahu në krye të koalicionit më të madh të krijuar ndonjëherë, me një shumicë prej 94 votash në parlamentin me 120 ulëse.

Lideri i Kadimas Shaul Mofaz është betuar si ministër pa portofolio si dhe zëvendëskryeministër.

Lëvizja erdhi, pasi parlamenti debatoi për shpërbërjen e qeverisë, para zgjedhjeve, që Natanjahu planifikonte për muajin shtator.
XS
SM
MD
LG