Ndërlidhjet

Goditet grupi kroat i trafikantëve të kokainës


Konferencë për gazetarë e policisë në lidhje me rastin e kontrabandimit të kokainës, Zagreb, 9 maj, 2012

Konferencë për gazetarë e policisë në lidhje me rastin e kontrabandimit të kokainës, Zagreb, 9 maj, 2012

Policia shkatërroi një grup të trafikantëve të kokainës të udhëhequr nga kroatët, që përpiqej të kontrabandonte drogë me vlerë prej disa milionë eurosh nga Kolumbia në Evropë, thanë zyrtarët kroatë.

Një sasi prej prej 174 kg kokainë, me vlerë rreth tetë milionë euro është kapur në një jaht kroatm ëishullin francez të Martinikut, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në operacion, janë arrestuar nëntë kroatë, duke përfshirë edhe organizatorët kryesorë të grupit, një kolumbian dhe një serb.

Nuk janë dhënë detaje të hollësishme në lidhje me aksionin.

Policia nga Kroacia ka bashkëpunuar me homologët e tyre nga Franca, Holanda, Italia, Republika Domenikane dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG