Ndërlidhjet

Jahjaga: Integrimi i Ballkanit, përmbushje e vizionit të BE-së


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një ceremoni kushtuar Ditës së Evropës, ka thënë se të gjithë vendet e rajonit, janë të orientuar të ndihmojmë njëri tjetrin dhe gjenden në një moment të rëndësishëm për të përmbushur ëndrrën e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë shënuar një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe, me lansimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Ascociimit si dhe fillimin e procesit të dialogut për Liberalizim të Vizave, që ofron mundësi të reja për qytetarët e vendit dhe për ekonominë tonë”, ka thënë ndër të tjera, presidentja Jahjaga.

Ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha kriteret dhe obligimet në rrugën e integrimit.

“Qytetarët tanë na kërkojnë, me plotë të drejtë, që me vullnet dhe përkushtim të plotë të vazhdojmë përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe ligjore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por, suksesi i integrimit tonë në Evropë varet nga të gjithë ne: institucionet, partitë politike, shoqëria civile dhe nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Jahjaga.

Evropa me vullnet të njëzëshëm politik po del nga secila betejë edhe më e fuqishme, ka thënë Jahjaga, për të shtuar se “përkushtimi i evropianëve për të gjetur modalitetet e forcimit të bllokut demokratik dëshmon me seriozitet dhe me plotë përgjegjësi se sfidat e momentit nuk kërcënojnë vizionin dhe misionin e BE-së për një Evropë të bashkuar dhe jemi te vetëdijshëm se Bashkimi Evropian do ta përmbushë plotësisht vizionin e saj vetëm atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Familjes Evropiane”.
XS
SM
MD
LG