Ndërlidhjet

Dënohen me burg liderët opozitarë rusë


Protestë e opozitës ruse
Protestë e opozitës ruse
Dy nga liderët e opozitës ruse janë dënuar me nga 15 ditë burg.

Dënimi i Sergei Udalcovit dhe Aleksei Navalnit vjen disa ditë pas përpjekjes së aktivistëve opozitarë që të zhvillojnë një protestë për të cilën nuk kishin kërkuar leje.

Protesta ishte në shenjë kundërshtimi ndaj inaugurimit të Vlladimr Putinit si president.

Udalcov dhe Navalni qenë arrestuar të dielën, kur pjesëmarrësit e një proteste me leje, u përpoqën që të ndryshojnë rrugën dhe të shkonin në drejtim të Kremlinit.

Ata u liruan pas disa orësh, por u burgosën sërish të martën, në një protestë tjetër pa leje.

Navalni u lirua në mëngjesin e së mërkurës, për t’u arrestuar gjatë ditës në një tubim tjetër të opozitës.
XS
SM
MD
LG