Ndërlidhjet

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit rus


Aeroplani rus Sukhoi Superjet 100, fotografi ilustruese

Aeroplani rus Sukhoi Superjet 100, fotografi ilustruese

Zyrtarët në Indonezi thonë se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur në rrënojat e një aeroplani Sukhoi, që u rrëzua në një mal indonezian të mërkurën.

Mbeturinat nga aeroplani rus i pasagjerëve u gjetën nga një helikopter kërkimi të enjten, buzë një shkëmbi malor në perëndim të Indonezisë.

Rreth 50 njerëz kanë qenë në bord në aeroplanin Sukhoi Superjet-100 duke përfshirë blerësit potencialë, diplomatë dhe gazetarë.

Një njoftim i hershëm sugjeronte se të paktën 36 nga pasagjerët ishin indonezianë.

Ekuipazhi thuhet se përbëhej nga tetë rusë.

Aeroplani ishte në një fluturim demonstrues në vendet e Azsisë dhe kishte bërë ndalesa në Kazakistan, Pakistan dhe Birmani.

Ai ishte nisur nga Xhakarta, kur pas 21 minutash është rrëzuar.
XS
SM
MD
LG