Ndërlidhjet

logo-print

Obama mbështet martesën e homoseksualëve


Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se ai mbështet martesën e personave të së njëjtës gjini.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan ABC-TV, Obama tha se ai mendon se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të martohen.

"Gjatë disa viteve, siç e kam biseduar me miqtë, familjen dhe fqinjët, dhe kur mendoj për anëtarët e stafit tim të cilët janë në marrëdhënie monogamike, tepër të përkushtuar në marrëdhëniet me personat e gjinisë së njëjtë- që rrisin fëmijët së bashku; kur mendoj për ushtarët, pjesëtarët e forcës ajrore, apo marinsat, që janë duke luftuar në emrin tim dhe ende ndjehen të përmbajtur - madje edhe tani që praktika "mos pyet, mos trego" është zhdukur - sepse ata nuk janë në gjendje të angazhohen në një martesë, në një pikë të caktuar unë kam konstatuar se për mua, personalisht, është e rëndësishme që të shkojë përpara dhe të afirmojë, se unë mendoj se çiftet e gjinisë së njëjtë duhet të jenë në gjendje që të martohen”, ka thënë Obama.

Ai tha se ky ishte mendimi i tij personal, dhe se edhe më tej e mbështet të drejtën e shteteve për të vendosur vetë për këtë çështje.

Disa shtete kanë kaluar ligjet e tyre që ose lejojnë ose ndalojnë martesën e personave të së njëjtës gjini.

Mbështetja e Obamës është e para nga një president amerikan dhe është duke u përshëndetur nga aktivistë të të drejtave të homoseksualëve si një moment historik.

Por, me komentet e tij nuk do të pajtohen konservatorët socialë, të cilët thonë se martesa duhet të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje.

Obama u vu nën presion për të sqaruar pikëpamjen e tij, gjatë të paqartë, pasi që nënpresidenti Xho Bajden tha se ai nuk e kundërshton martesën mes homoseksualëve.
XS
SM
MD
LG