Ndërlidhjet

logo-print

Putin anulon vizitën në SHBA


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i rizgjedhur rus Vlladimir Putin ka hequr dorë nga një vizitë e planifikuar gjatë këtij muaji në Shtetet e Bashkuara, për një samit ekonomik dhe për bisedime me presidentin Barak Obama.

Shtëpia e Bardhë tha se Putin i tha përmes telefonit Obamës se ai ka nevojë të përfundojë punët rreth krijimit të kabinetit të tij të ri.

Në vend të tij, kryeministri i sapoemëruar i Rusisë Dimitri Medvedev pritet të marrë pjesë në samitin e G8-ës në Kamp Dejvid, të Merilendit më 18 dhe 19 maj.

Administrata Obama e ka zhvendosur takimin e G8-ës në Kamp Dejvid nga vendi më parë i planifikuar në Çikago, pjesërisht për të akomoduar Putinin.

Krerët e shteteve të NATO-s mblidhen në Çikago më 20 maj.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Putin kanë rënë dakord të takohen muajin e ardhshëm në margjinat e një takimi tjetër ekonomik.
XS
SM
MD
LG