Ndërlidhjet

Shpërthime të fuqishme në Damask


Siri
Siri
Dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme kanë goditur Damaskun, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi në qiell.

Nuk ka informacione se çfarë i shkaktoi shpërthimet.

Damasku ka qenë cak i sulmeve me bomba gjatë muajve të fundit, derisa presidenti Bashar al-Asad është përballur me një revoltë kundër regjimit të tij, revoltë kjo, të cilën, forcat e tij janë përpjekur ta shtypin.

Të mërkurën, një bombë e vënë në rrugë, ka shpërthyer shumë afër konvojit të misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Siri.

Bomba shpërtheu jashtë qytetit jugor të Daras pranë eskortës ushtarake siriane, që përcillte shefin e misionit vëzhgues të OKB-së, Robert Mud dhe 11 vëzhgues të tjerë të OKB-së.

OKB ka autorizuar 300 vëzhgues në Siri, dhe deri tash janë vendosur 70.

I dërguari i OKB dhe i Ligës Arabe Kofi Anan paralajmëroi të martën se Siria është në prag të "luftës civile".
XS
SM
MD
LG