Ndërlidhjet

Obama mbështet martesën midis gjinisë së njëjtë


Obama mbështet martesat e gjinisë së njëjtë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Obama mbështet martesat e gjinisë së njejtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, beson se çiftet e gjinisë së njëjtë duhet të kenë të drejtën të martohen. Në një intervistë për transmetuesin amerikan, ABC, Obama ka thënë se kjo është pikëpamja e tij personale dhe shtetet amerikane duhet të vendosin mbi këtë çështje individualisht.

Pjesa në vazhdim është teksti integral i pjesës së shkëputur nga intervista dhënë televizionit ABC.


“Më duhet t’ju them se përgjatë viteve, ndërkohë që flas me miqtë, familjen dhe fqinjtë; kur mendoj për pjesëtarët e stafit tim, të cilët janë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj raporteve monogame, marrëdhënieve të gjinisë së njejtë dhe të cilët rrisin fëmijë bashkërisht; kur mendoj për ata ushtarë dhe marinsa, të cilët luftojnë në emrin tim dhe ndihen të kufizuar, madje edhe tash kur politika ‘Mos Pyet Mos Trego’ është shfuqizuar, sepse nuk mund t’i përkushtohen njëri-tjetrit me martesë, në një pikë të caktuar kam arritur në përfundimin se për mua personalisht është e rëndësishme që të nënvizoj se çiftet e gjinisë së njejtë duhet të jenë në gjendje të martohen”.

“Diçka nga e gjithë kjo ka të bëjë edhe me gjeneratat. E dini…kur vizitoj kampuset e kolegjeve të ndryshme, ndonjëherë flas me republikanët në këto kolegje, të cilët mendojnë se kam politika të tmerrshme ekonomike, të marërdhënieve me jashtë, ata janë shumë të qartë kur bëhet fjalë për barazinë në radhët e gjinisë së njejtë ose besojnë në barazi kur bëhet fjalë për orientim seksual. Ata ndihen shumë më komod me këtë çështje”.

“Malia dhe Sasha (vajzat e presidentit), kanë miq, prindërit e të cilëve janë çifte të gjinisë së njejtë. Ka pasur periudha kur unë dhe Mishell jemi ulur përreth tavolinës gjatë darkës dhe kemi biseduar për miqtë e fëmijëve tanë dhe prindërit e tyre, dhe për Malian dhe Sashan, nuk ka kuptim pse prindërit e miqve të tyre duhet të trajtohen ndryshe. Për to s’ka kuptim dhe sinqerisht, kjo është një prej atyre çështjeve që inicon ndryshime në perspektivë”. (a.v.).
XS
SM
MD
LG