Ndërlidhjet

Flaka e pishtarit për Lojërat Verore Olimpike 2012 në Londër është ndezur në Olimp të Greqisë, ku janë mbajtur Lojërat e para Olimpike 2 mijë e 800 vjet më parë.

Në ceremoni ka marrë pjesë presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Zhak Rozhe dhe fituesi i medaljes së artë në vrapim, Sebastian Ko.

Ky i fundit është zotuar se do të nderojë traditat e pishtarit olimpik dhe ka thënë se Londra do të organizojë lojërat, që mund “të inspirojnë një brez”.

Pishtari tani do të fillojë një udhëtim 2 mijë e 900 kilometrash rreth Greqisë, para se t’i dorëzohet Britanisë, në një ceremoni më 17 maj.

Pastaj do të nisë udhëtimin 70 ditor, në një odisejadë prej 12 mijë e 800 kilomterash nëpër Britani, duke kaluar në më shumë se një mijë qytete dhe fshatra, para se të arrijë në Londër, në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës më 27 korrik.
XS
SM
MD
LG