Ndërlidhjet

Sony pëson sërish humbje


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Korporata Sony ka raportuar një humbje rekorde prej 5.4 miliardë dollarë në vitin fiskal që përmbyllet në mars.

Në njoftim thuhet se kompania me seli në Japoni ka humbur 3.2 miliardë dollarë vetëm në periudhën janar-mars, që është tremujori i pestë radhazi me humbje.

Rezultatet vjetore shënojnë vitin e katërt radhazi që kompania e pordhimit të videolojërave Playstation, televizioneve dhe prodhimeve tjera, shënon humbje.

Në deklaratë thuhet se fitimet janë gërryer nga vlera e lartë e jenit, komplikimet nga tërmeti shkatërrues dhe cunami i marsit, si dhe konkurrenca e fuqishme e kompanive tjera sikurse edhe rënia e çmimeve në sektorin e televizorëve.

Sony planifikon shkurtimin e vendeve të punës si dhe reforma tjera, që do të duhej t’ia kthenin fitimet kompanisë në fund të vitit fiskal, në mars të 2013-ës.
XS
SM
MD
LG