Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi ndaj Hashemit


Nënpresidenti i Irakut, Tarik al-Hashemi
Nënpresidenti i Irakut, Tarik al-Hashemi
Një gjykatë irakiane ka shtyer për të dytën herë gjykimin për terrorizëm në mungesë të nënpresidentit të arratisur Tarik al-Hashemi.

Gjykata e Bagdadit shtyu çështjen deri të paktën më 15 maj, pasi avokatët e Hashemit zyrtarisht kërkuan që parlamenti të krijojë një gjykatë të veçantë për të dëgjuar rastin.

Hashemi mohon akuzat, duke thënë se rasti kundër tij ka qenë i orkestruar nga armiqtë e tij politikë shiitë.

Hashemi, një nga politikanët më të lartë të pakicës sunite të Irakut është akuzuar për drejtimin e skuadrave të vdekjes, që kishin në shënjestër shiitët dhe pelegrinët.

Ai ka ikur nga Iraku dhe aktualisht është në Turqinë fqinje.

Zyrtarët turq njoftuan të mërkurën se ata nuk do të ekstradojnë Hashemin në Bagdad.

Gjyqi u hap zyrtarisht më 3 maj, por po atë ditë, seanca u shty për një javë më vonë.
XS
SM
MD
LG