Ndërlidhjet

Rrëzimi i aeroplanit, gjenden trupat, s'ka të mbijetuar


Ekipet e shpëtimit në Indonezi...

Ekipet e shpëtimit në Indonezi...

Shpëtimtarët në Indonezi thonë se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit rus Sukhoi Superjet, që u rrëzua me rreth 50 njerëz në bord.

Agjencia indoneziane e shpëtimit Gagah Prakoso, tha se trupat janë gjetur në vendin e rrëzimit, në një mal në perëndim të Indonezisë.

Në një zhvillim tjetër, Komisioni hetues i Rusisë ka njoftuar se është duke hapur një hetim penal në lidhje me përgatitjen e aeroplanit dhe ekuipazhit para se avioni ta linte Rusinë në turneun e tij aziatik.

Rreth 50 njerëz, kryesisht të Indonezisë, por përfshirë edhe ekuipazhin rus, kishin qenë në bordin e aeroplanit.

Ai është rrëzuar 21 minuta pasi që ishte ngritur nga aeroporti i Xhakartës. Shkaku i rrëzimit nuk dihet.
XS
SM
MD
LG