Ndërlidhjet

Rusia thotë se ka shmangur një sulm terrorist


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Komiteti Kombëtar i Rusisë Kundër Terrorizmit tha se policët kanë konfiskuar armë, municion dhe eksplozivë, që dyshohet se është planifikuar të përdorej në një sulm terrorist gjatë Lojërave Olimpike 2014 në vendpushimin Soçi të Detit të Zi.

Zyrtarët thanë se armët u gjetën në Abkhazi, rajonin separatist të Gjeorgjisë.

Autoritetet thanë se 10 depo klandestine janë gjetur në javën e kaluar në një operacion të përbashkët të sigurisë mes Rusisë dhe Abkazisë, i cili kishte filluar qysh në gusht të vitit 2011. Deri tash janë arrestuar tre të dyshuar.

Zyrtarët dyshojnë se armët mund të kenë lidhje me Abhaz Xhamat, një grup ekstremist islamik, që mbështet krijimin e një shteti islamik në rajonin e Kaukazit.

Rajoni i Soçit kufizohet me Abkazinë dhe nuk është larg nga rajonet ruse të Kaukazit Verior, ku janë aktivë militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG