Ndërlidhjet

Pishtari olimpik ndizet në Athinë


Athinë
Athinë
Flaka e pishtarit për Lojërat Verore Olimpike 2012 në Londër do të ndizet në Olimp të Greqisë, ku janë mbajtur Lojërat e para Olimpike 2 mijë e 800 vjet më parë.

Në ceremoninë e së enjtes, një aktore e veshur si një perëndeshë e tempujve do të përdorë një pasqyrë që përqëndron nxehtësinë e diellit në një pishtar në orën 12 sipas kohës lokale.

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Zhak Rozhe, qindra personalitete të larta dhe ish pjesëmarrës të Olimpiadës pritet të marrin pjesë në ceremoni.

Pasi që të ndizet, pishtari do të fillojë një udhëtim 2 mijë e 900 kilometrash rreth Greqisë.

Më 17 maj, ai do t’iu paraqitet organizatorëve të Olimpiadës në Londër, në stadiumin Panatiac të Athinës, ku janë mbajtur lojërat e para moderne olimpike në vitin 1896.

Olimpiada e Londrës hapet me 27 korrik.(a.i.)

Pishtari olimpik ndizet në Athinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:33 0:00
XS
SM
MD
LG