Ndërlidhjet

logo-print

NATO kërkon zgjidhje për hapësirën ajrore të Kosovës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

NATO ka nisur identifkimin e një shteti anëtar të saj që do të do të ofronte përkohësisht shërbime të navigacionit ajror në hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi të zhvilluar mes gjeneralit Ishtvan Talla, zëvendës ndihmës-sekretar i NATO-s dhe Ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

Në një njoftim për media të ministrisë, thuhet se në takim Talla ka shpalosur opsionet që po i konsideron Këshilli i NATO-s.

Gjenerali Talla, sipas njoftimit, premtoi që procesi i hapjes së hapësirës së lartë ajrore do të përmbyllet brenda një viti ndërsa u shpreh i kënaqur me rolin që autoritetet e Kosovës po luajnë në këtë nismë.

Ndërsa, ministri Mujota siguroi gjeneralin Talla se autoritetet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me NATO-n, KFOR-in dhe partnerët tjerë në gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme sa më të mirë për Republikën e Kosovës, sigurinë e fluturimeve, komunitetin e aviacionit dhe udhëtarët që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
XS
SM
MD
LG