Ndërlidhjet

Presidentja lituaneze do vizitojë Timoshenkon


Poster që kërkon lirimin e Timoshenkos
Poster që kërkon lirimin e Timoshenkos
Zyra e presidentes lituaneze Dalia Gribauskaite tha se ajo do të përpiqet që ta vizitojë ish-kryeministren ukrainase Julia Timoshenko, e cila aktualisht gjendet në një spital në qytetin ukrainas të Karkivit.

Vizita sipas saj do të ndodhë të premten.

Timoshenko, e cila po vuan dënimin shtatë-vjeçar për shpërdorim të detyrës zyrtare, u zhvendos të mërkurën nga burgu në spital, për trajtimin e dhimbjeve të shpinës.

Nëse Gribauskaite lejohet ta vizitojë Timoshenkon, do të bëhet udhëheqësja e parë e huaj që e viziton atë, që kur u dërgua në burg në tetor të 2011-ës.

Mbështetësit e Timoshenkos thonë se akuzat kundër saj janë përndjekje e motivuar politikisht nga qeveria e rivalit të saj, presidentit Viktor Janukoviq.

Gribauskaite planifikon të takojë edhe Janukoviqin.
XS
SM
MD
LG