Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthime të fuqishme në Damask


Televizioni sirian shtetëror tha se nga dy shpërthimet e fuqishme që goditën Damaskun kanë vdekur dhjetra persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Televizioni i ka quajtur shpërthimet "sulme terroriste".

Pamjet televizive treguan dhjetëra automjete të djegura dhe të shkatërruara, sikurse edhe trupa të djegur.

Raportet thonë se shpërthimet, të cilat goditën pak para orës 8 , ksihin në shënjestër një bazë të zbulimit ushtarak.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Kreu i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara gjeneral-majori Robert Mud ka vizituar skenën e ngjarjes dhe i ka dënuar sulmet.


BE e quan terrorist sulmin në Damask


Bashkimi Evropian e dënoi atë që e përshkruajti si "një akt të terrorizmit të pastër" në Damask, por theksoi se plani sirian i paqes i hartuar nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan, mbetet "mënyra më e mirë për të shkuar përpara."

"Sulmet e dyfishta me bomba ... duket se kishin në shënjestër një numër të madh të viktimave si dhe shkaktuan dëme materiale”, citoi DPA Majkëll Manin, zëdhënësin e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së Ketrin Eshton.

“Incidentet në rritje të sulmeve me bomba dhe shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit e bëjnë misionin e Ananit gjithnjë e më të vështirë”, ka thënë ai.


Anan dënon sulmin në Damask


Një zëdhënës i Këshillit opozitar Kombëtar të Sirisë ka fajësuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad, se i ka inskenuar shpërthimet për të frikësuar vëzhguesit e OKB-së dhe për të bindur komunitetin ndërkombëtar se gjoja po i lufton “terroristët”.

Në një deklaratë për media, i dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe, Kofi Annan i ka dënuar shpërthimet dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të ruajnë armëpushimin, i cili është injoruar disa herë.
XS
SM
MD
LG